Tërmeti shkatërrues në Turqi, ish-futbollisti i Chelsea mbetet i bllokuar nën rrënoja

Federata e Futbollit të Ganës u ka kërkuar tifozëve që të luten për ish-sulmuesin e Chelsea dhe Newcastle, Christian Atsu, i cili thuhet se është bllokuar nën rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi.

Si Atsu, 31 vjeç dhe drejtori i tij sportiv i Hatayspor, Taner Savut, mbetën nën rrënoja pas tërmetit, njoftoi prezantuesi turk i sportit Yagız Sabuncuoglu.

Hatayspor është klubi kryesor në Hatay, një nga qytetet e prekura nga tërmetet që kanë vrarë të paktën 2600 njerëz në Turqi dhe Siri.

Federata e Futbollit të Ganës tha në një postim në Twitter: “Ne lutemi për Christian Atsu ndërkombëtar nga Gana dhe viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Ne vazhdojmë me përpjekjet tona për të vendosur kontakte me zyrtarët e Hataysporit dhe Federatës Turke të Futbollit, duke pasur parasysh situatën e vështirë”. /albeu.com


Shtuar 6.02.2023 19:31