“Paqe” mes Mitsotakis dhe Erdogan, Greqia i ofron ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi. Gjatë komunikimit, kryeministri grek shprehu pikëllimin e tij për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe i përcolli Erdoganit mbështetjen dhe ngushëllimet e qeverisë dhe popullit grek për humbjen e jetëve njerëzore.

Telefonata filloi në orën 17:00 dhe ka zgjatur rreth 10 minuta duke përfshirë edhe përkthimet.

“Kryeministri ritheksoi gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar menjëherë Turqinë në çdo mënyrë dhe përtej ekipit që tashmë është nisur për në rajon në trajtimin e pasojave të tërmetit shkatërrues”, ka bërë me dije Erdogan, duke shprehur falenderimet për ndihmë  e menjëhershme.

Greqia nisi prej 21 zjarrfikësish me dy qen kërkimi dhe një veturë speciale të shpëtimit në ndihmë të Turqisë. /albeu.com


Shtuar 6.02.2023 18:27