Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lazarat, pasi nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga ai, është rrëzuar shtetasi H. L., 56 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por pas disa minutash është kapur nga shërbimet e Policisë
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”, dyshohet se shtetasi H. L., 56 vjeç, banues në Përmet, është rrëzuar nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Gj. T., 38 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por pas disa minutash është kapur nga shërbimet e Policisë.
Shtetasi H. L. është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër, për kryerjen e procedurave të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com