U përfol për tradhti, Fero krenar për mesazhet e Neymar për Arbenitën (VIDEO)

Një mesazh privat i dërguar nga Neymar në Instagramin e Arbenitës ka bërë xhiron e rrjetit. Ky mesazh është shpërndarë nga vetë modelja në TikTok. Në atë kohë u diskutua se ky mesazh nga ylli i futbollit nuk ishte pritur mirë nga Fero pasi dyshja nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin në Instagram.

Mirëpo asgjë nga këto nuk rezultoi e vërtetë dhe për të “pastruar” imazhin e partneres së tij, reperi regjistroi chat-in e Arbenitës dhe Neymar për ta postuar në rrjete sociale.

Me krenari, ai tregoi sa besnike i kishte qëndruar partnerja e cila as nuk ia kishte hapur fare mesazhin futbollistit që i kishte dërguar një emoji që në nëntor të vitit të kaluar.


Shtuar 3.02.2023 14:32