Nena e Luizit duket se i ka dhënë bekimin të birit dhe Kiara Titos për historinë e dashurisë që e finalizuan mbrëmjen e djeshme ku u dha puthja në buzë që theu rekorde në rrjet. Gjithashtu duket se puthja ka ngrohur edhe zemrat e të afërmëve të Kiara Titos të cilët kanë mbajtur gjatë gjithë kohës një qëndrim të fohtë për këtë romancë.
Mbrëmjen e djeshme, në Instagramin e Kiarës është shpërndarë momenti i puthjes dhe gjithashtu Luiz dhe Kiara më në fund ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Pra nuk ka më vend për asnjë pakënaqësi për çiftin më të famshëm të momentit./albeu.com/
Cfarë ndodhi mbrëmë
Vëllai i madh duket se është i vendosur të martojë Kiarën me Luizin. Të dy ata, Luizi dhe Kiara janë parë të puthen gjatë mbrëmjes së sotme në BBV.
Sot banorët e BBV po bëjnë një lojë, me tematikë dasmën e Luizit dhe Kiarës. Dhe më në fund dyshja Luiz-Kiara janë parë të puthen.
Të dy ata u emocionuan dhe u përlotën pas puthjes që Luizi e kërkonte prej kohësh.
Edhe banorët e tjerë u emocionuan dhe duartrokitën pas puthjes së parë në ‘shtëpinë e tyre’, veç Dea Mishel dhe Amos, të cilët nuk u afruan pranë momentit të veçantë.
Luizi dhe Kiara janë dyshja më e përfolur momentalisht në media.
Këngëtari Luiz Ejlli ka shperhur pëlqimin e tij për moderatoren Kiara Tito që në fillim të reality shoë Big Brother Vip Albania.
Por kjo e fundit ka mbajtur qendrin, duke i thëne se ka nevojë për kohë dhe hapësirë.
Por me sa duket akulli ka shkrirë, me KIarën që I dha Luizit “dritë jeshile” me puthjen që gëzoi një Shqipëri të tërë.
ÇFARË NDODHI SOT
Gjatë qëndrimit nënë rrezet e diellit banorët në shtëpinë e BBV ngacmojnë me batuta Luizin dhe Kiarën, teksa këta të fundit kërkojnë një vend pa kamera për të kaluar momentet e tyre intime.
Pas disa momenteve komike, Luizi i thotë se nuk është problem dhe para kamerave sepse e kanë dashurinë publike.
Pavarësisht kësaj Luizi vazhdon t’i tregojë disa hapësira Kiarës, në shtëpi, që mund ti ofrojnë dyshes privatësi, pa kamera.
Luiz Ejlli u kthye shumë shpejt në banorin e preferur të publikut që pas hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother.
Edhe pse nuk është banori i preferuar brenda shtëpisë, jashtë nuk ndodh e njëjta gjë.
Ejlli dhe grupi i tij “LEK” që përbëhet nga Efi dhe Kiara ka marrë mbështetje të gjerë nga publiku, i cili herë pas here vendos që ta surprizojë.
“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin
Ditën e sotme, edhe pse produksioni e ka ndaluar për Luizin kanë shkuar dy drone.
Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin. Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”
Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.
Nena e Luizit bekimin puthja
Nena e Luizit bekimin puthja