Rama mik me agjentin e arrestuar të FBI-së? Gjiknuri e mbron: Tymnajë për të sfumuar provat për 21 Janarin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri pohoi se arretsimi i ish-agjentit të FBI-së në Nju Jork Charles McGoniga dhe aludimet sipas tij që ai ka patur me kryeministrin Edi Rama janë skemë e ngritur nga opozita për të lënë në hike faktet e reja që kanë dalë në lidhje me vrasjen e katër protetsueve më 21 janar 2011.

Në një delaratë për mediet, Gjiknuri tha se zyrtari në fjalëakuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë dhe takimet që përmenden nuk faktojnë krime të kryera nga autoritetet shqiptare.

Nisur nga faktet dhe çfarë kemi lexuar në atë dokument i cili i thotë të gjitha. Së pari kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin. Ngrihet një problem tjetër që gjoja ka më shumë rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Së dyti mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje. Zyrtari në fjalë, ka qenë njeri shumë i rëndësishëm, akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë, takimet që përmenden nuk faktojnë krime të kryera nga autoritetet shqiptare, përkundrazi ka pasur thyerje etike nga ana e tij për mospërmendjen e takimeve. Sa i takon Nik Muzinës, rasti i tij është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush se ka hedhur poshtë që paratë e marra nga zotëria në fjalë kanë origjinë ruse. Në vetvete problemi ka të bëjë sesa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar i lartë amerikan në lidhje me interesat e SHBA. Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin që ka takuar një zyrtar të lartë të FBI, kur çdo zyrtar i lartë do ta takonte. Mos të ngatërrojmë dosjen e provuar të Muzinës, me çështje të tjera. Ky lajm ka rëndësi për Amerikën dhe jo për Shqipërinë”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Për çfarë akuzohet ish-zyrtari i FBI-së

Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Në rastin e dytë, në akuzën në D.C., McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë.

I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë.
Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Në akuzën e ngritur në Uashington flitet edhe për takimin e McGonigal me një biznesmen dhe politikan shqiptar.

“Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar”, thuhet në pikën e 23 të akuzës së ngritur në Uashington.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”/albeu.com/


Shtuar 25.01.2023 11:10