Përmbytjet në Shkodër, Meta: Dramë e përsëritur për shkak të korrupsionit të qeverisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se përmbytjet në Shkodër janë një dramë e përsëritur disa herë në pak muaj, për shkak të qeverisjes së korruptuar.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se KESH dështoi me qëllim në aftësitë rezervuese në Fierzë dhe nuk doli në shitje që të evidentonte shkarkimin e prurjeve.

Reagimi i plotë:

Përmbytjet e Shkodrës, një dramë që përsëritet disa herë brenda pak muajsh për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë.

Gjendja e renduar në Shkodër ku mbi 1400 ha janë përmbytur është rënduar si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri.

KESH dështoi me qëllim në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet.

Kuota maksimale për këtë periudhë lejonte përpunimin e të gjitha prurjeve pa shkarkime.

KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 Janar dhe kështu do të evitoheshin përmbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare.

Fondet e dhëna nga Qeveria për kullimin janë skandaloze dhe nuk përballojnë situatën.

Problematika me të cilën po përballen qytetarët e Shkodrës është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shumë e lartë e ujit të shkarkuar është e papërballueshme për sistemin e kanalizimeve.

Çdo ditë me “Rilindjen” në pushtet është përmbytje për qytetarët në çdo drejtim!

Ndaj zgjidhja e vetme është:

#NdryshimMeCdoCmim

/albeu.com


Shtuar 23.01.2023 20:40