Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë.
Kleanth Laçi, 59 vjeç, mësues i edukimit fizik është dhunuar nga disa persona.
Familjarët e 59-vjeçarit kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas informacioneve të para, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojne një bisedë me të dhe me pas e kanë dhunuar në menyrë barbare.
Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.
Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve./Albeu.com/