Sot Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar! Çfarë ka në rend dite

Ditën e sotme, në orë 16:00, Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar, pas pushimeve të festave të fundvitit.

Në këtë seancë kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet të njoftojë zyrtarisht ndryshimet në grupin parlamentar të PD, përjashtimin e 4 deputetëve, Belind Këlliçi, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi e Agron Shehajn.

Kujtojmë se këto ndryshime sollën sërish përplasje në PD.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione.

Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

Data e mbarimit të sesionit dhe ora e fillimit të sesionit të ri të punimeve të Kuvendit njoftohen nga Kryetari i Kuvendit.

 


Shtuar 16.01.2023 08:01