Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë në Mirditë

Ka rënë në prangat e policisë në Mirditë një 34-vjeçar me rrezkshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për drogë e armë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 34-vjeçari është lokalizuar i strehuar në banesë në Mirditë dhe është vënë në pranga.

Për 34-vjeçarin me iniciale E. Gj., 34 vjeç, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shkurt 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022.

Gjatë këtij operacioni, në automjetin që drejtonte ky shtetas janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë.

Njoftimi i Policisë

Mirditë / Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri, i shpallur në kërkim për drogë e armë.
Vijon operacioni policor i koduar “Lumthi”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe drogë, në kuadër të operacionit “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim kapjen e personave të shumë kërkuar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, është lokalizuar i strehuar në banesë në Mirditë dhe është vënë në pranga, shtetasi E. Gj., 34 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shkurt 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022. Gjatë këtij operacioni, në automjetin që drejtonte ky shtetas janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë./albeu.com/