Një banesë në fshatin Grecalli të Fierit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë lajmëruar zjarrfikësen.
Mësohet se banesa ishte e pabanuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe nuk kanë lejuar përhapjen e tyre në banesat përreth.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërkohë që të gjitha orenditë janë shkrumbuar, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz./Albeu.com/