Historia emocionuese e çiftit shqiptar me 5 djem, babai: Nusja më rrëfeu mes lotësh që prisnim trinjakë

Xhem dhe Ardiana Aliaj janë prindër të 5 djemve.

Ata kishin dy djem, por më 1 janar 2021 jeta e tyre mori kthesën e papritur. Çifti u bekua jo me një, por me tre djem.

Çifti shqiptar që jeton në Zvicër kanë treguar edhe momentin kur e kanë marrë vesh që do bëheshin me trinjakë.

Xhemi tha për ABC se po priste jashtë dhe Ardiana pas vizitës së mjekut shkoi duke qarë dhe mes emocionesh i tregoi që do bëhej baba i 3 fëmijëve.

Tani kam më shumë punë. Gjithçka është më ndryshe, por edhe para lindjes së trinjakëve kemi qene prind. E kemi ditur si është të rrisësh fëmijë, por pas lindjes së trinjakëve është më shumë punë, më shumë lodhje.

Ne kemi patur dëshirë të kishim edhe një fëmijë. Do ishim edhe më të lumtur po të ishte vajzë. Po në vizitën e parë te mjeku kur na treguan se janë trinjakë ishim shumë të befasuar, nuk e kishim pritur këtë lajm. Një herë na tregoi që janë dy, se i thash nuk jam mirë, më vjen për të vjellë. Por më tha mund të jenë edhe dy, nuk e dinim për tre”, u shpreh Ardiana.

Momenti i parë është që fëmija të jetë shëndosh e mirë se njëri prej tyre na ka vdekur në muajin e pestë të shtatzëniësë. Edhe kur e pash duke qarë, ma mori mendja se nuk ishte diçka në rregull. E pyes ça ka dhe më thotë që është shtatzënë. “Po mirë”, i them. “Nuk është një”, më thotë. “Po dy?”, i them. “Jo, tre”, ma kthen. Ka qenë diçka, një emocion që nuk mund ta përshkruaj”, rrëfeu Xhemi./Albeu.com/


Shtuar 11.01.2023 09:46