SHBA-ja i përgjigjet Vuçiçit për fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës

Serbia është duke vazhduar fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Zyrtarët serbë në deklarata, asnjëherë me fakte, kanë raportuar shpesh se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë për fushatën serbe se është shpërqendrim dhe nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara, shkruan Zeri.info.

“Nuk kam diçka specifike për të shtuar për ato çfarë ka thënë presidenti Vuçiq. Ajo që mund të them është se për ne ky është shpërqendrim, nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar BE-ja. Nuk po na afron më pranë arritjes së aspiratave euroatlantike që udhëheqësit e të dyja vendeve kanë thënë se dëshirojnë të përmbushin. Dhe sërish, mendoj kjo është ajo tek e cila duhet të përqendrohemi dhe jo tek shpërqendrimet e këtilla”, deklaroi Cholleti./Albeu.com /


Shtuar 6.01.2023 14:23

Tags: ,