Pas pak minutash në “Stamford Bridge”, Chelsea do të përballet me Bournemouth në një ndeshje të vlefshme për javën e 17-të, të Premier League.
Tekniku Graham Potter ka përzgjedhur formacionin 4-3-3 për “blutë” e tij, ku në portë është vendosur Kepa e para tij Cucurella, Thiago Silva, Koulibaly dhe Reece James të vendosur rrespektivisht nga e majta në të djathtë. Mesfusha me 3 përbëhet nga Mount, Zakaria dhe Jorginho, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësote nga Pulisic, Sterling dhe Kai Havertz në majën e sulmit.
Në anën tjetër tekniku i “qershive”, Gary O’niel ka përdorur formacionin klasik 4-4-2 me Travers në portë, Smith, Senesi, Kelly dhe Zemura në mbrojtje, Stacey, Cook, Lerma dhe Billing në mesfushë e në majë të sulmit dyshja Solanke-Moore.
Aktualisht “blutë” e Londrës ndodhen në vendin e 9-të në renditje, me 21 pikë dhe një fitore sot mund t’i jepte një “shtytje” të lehtë, në garën për një kompeticion Evropian sezonin tjetër. /albeu.com