Test: 4 shokë shkojnë në sauna dhe njëri prej tyre vritet, cili nga ata është vrasësi?

4 miq vizitonin rregullisht një sauna së bashku. Ata gjithnjë merrnin diçka me vete. Jack (muzikant) herën e fundit mori një iPod me vete për të dëgjuar muzikë. Steve (bankier), mori një termus. Patrik dhe Michael ishin avokatë dhe morën dokumente për të lexuar.

Një ditë, Patriku u gjet i vdekur. Ai u vra nga një objekt i mprehtë. Policët erdhën menjëherë dhe zhvilluan një hetim. Ata nuk gjetën asgjë.

Si mund të kishte ndodhur kjo?

Nëse nuk e gjeni dot, përgjigjen e keni më poshtë:

Patriku u vra nga Steve, armën e vrasjes që ishte një copë akulli i mprehtë e kishte futur tek termusi dhe kur arritën policët nuk gjetën asnjë gjë sepse akulli u shkri.


Shtuar 11.05.2021 21:40

Tags: ,