Kupa e Botës, Katar 2022 solli shkarkime trainerësh më shumë se në çdo Botëror tjetër.
Dy prej kombëtareve të mëdha që kanë mbetur tanimë pa trajner, janë Portugalia dhe Brazili, të cilat mësohet se aktualisht janë të dyja duke menduar për një trajner, Jose Mourinho.
“Special One” shpesh herë është lidhur me “luzitanët” pasi është vendlindja e tij, por tanimë për teknikun e Romës është në garë edhe Brazili, sipas “Reppublica”.
Deri më tani, Mourinho duket të jetë i fokusuar të ekipi i Romës, por nuk përjashtohet një lëvizje në ditët në vazhdim./albeu.com