Drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku, është dhunuar mbrëmjen e sotme nga dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ” Gurra” të Lezhës, ky dy autorët janë konfliktuar me drejtorin e postës dhe më pas janë larguar me vrap.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com