Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca e Kuvendit deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Noka për minuta të tëra “zaptoi” foltore, duke mos lejuar vazhdimin normal të seancës së sotme plenare.
Deputeti i PD, përvecse bllokoi foltoren, bënte edhe zhurmuesin duke goditur me dorë foltoren gjatë kohës kur Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca fliste nga vendi.
Nikalla u shpreh se është turp për këdo që e shikon dhe se sipas nenit 65, pika 1, u mor masa për përjashtimin e deputetit./albeu.com