Në prezantimin e trofeut të Kupës së Botës pas fitores së Argjentinës ndaj Francës në finalen e madhe, Messit iu ofrua një mantelë tradicionale arabe, për ta veshur nga emiri i Katarit.
Messi lejoi Sheikh Tamim bin Al Thani të vendoste mantelin mbi shpatullat e tij përpara se të merrte në duar trofeun e Kupës së botës nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ta ngrinte atë para të gjithëve.
Manteli Arab është i përbërë nga një material i lehtë, shpesh i tejdukshëm, me prerje prej ari të vërtetë që vendoset mbi disa rripa të bardhë.
E veshur kryesisht në Gjirin Persik, është një veshje që është veshur me shekuj gjatë rasteve të veçanta. Ajo shihet si një shenjë vlerësimi dhe respekti dhe zakonisht vishet nga zyrtarë të lartë si politikanë, sheikë dhe individë të tjerë me status të lartë.
Çfarë ka të veçantë manteli arab?
Mustafa Baig, një lektor i studimeve islame në Universitetin e Exeter, i tha agjencisë së lajmeve “dpa” se manteli është një veshje formale e veshur nga anëtarët e familjes mbretërore, personalitete, dhëndrrat në ditën e tyre të dasmës dhe të diplomuarit në ceremonitë e diplomimit.
“Kështu që vetëm disa njerëz të zgjedhur do të veshin mantelin”, tha ai. “Ata në thelb e nderuan Messin duke ia vënë mbi supe. Është një shenjë nderi, dhe thjesht një lloj mirëseardhjeje kulturore dhe një pranim kulturor.”
Baig tha se është gjithashtu përfaqësuese e veshjes kombëtare të Katarit, por vetëm në reaste të rëndësishme. “Ky është një rast kryesor. Dua të them, ndoshta nuk ka ndonjë rast më të madh, ndaj ia vunë si shenjë nderi”, tha ai.
Baig tha se ai e shihte si një përqafim nga Messi të kulturës lokale, duke shtuar se ishte një gjë mjaft e bukur për Katarin ta bënte.
Çfarë thanë organizatorët?
Hassan al-Thawadi, sekretari i përgjithshëm i komitetit organizues të Kupës së Botës të Katarit tha: “Është një mantel për një rast zyrtar dhe i veshur për festime. Kjo ishte një festë e Messit. Kupa e Botës pati mundësinë t’i tregojë botës kulturën tonë arabe dhe myslimane. Kjo nuk kishte të bënte me Katarin, ishte një festë rajonale.”/albeu.com