Johnny Depp bën gjestin e madh, përmbush dëshirën e 11-vjeçarit të sëmurë

 

Ylli i  hollyëood, Johnny Depp i është rikthyer rolit të piratit legjendar, kapitenit Jack Sparroë vëtëm për të pëmbushur dëshirën e një djali 11-vjeçar të sëmurë.

Sipas BBC, fansi i vogël i “Pirati of the Caribbean”, Kori i është nënshtruar dy transplanteve të pasuksesshme të zemrës, por vendosi për t’u mos u përballur me një të tretë, ndaj familja e tij nuk e di se edhe sa kohë i kanë mbetur vogëlushit për të jetuar.

Një nga dëshirat e vogëlushit ishte të fliste me idhullin e tij Kapiten Jack dhe aktori iu përgjigj.

Depp u vesh si pirati dhe regjistroi një mesazh të veçante për fansin e tij.

“Të uroj shumë fat. Unë jam fansi yt numër një, kapiten Kori”, ishte mesazhi i aktorit për djaloshin./albeu.com