Napoli, flet Osimhen: Jam në një nga klubet më të mëdha evropiane

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen foli me gazetaren nigeriane Oma Akatugba, nga “Omasports”.

Këto janë fjalët e lojtarit: “Tani jam në majë të formës, kam synime të reja. Për të arritur këtu ku jam, kam kapërcyer shumë pengesa. Njerëzit thonë se nuk do të qëndroj, por e kanë thënë edhe kur më refuzuan dy skuadra në Belgjikë. “Nuk do t’ia dalësh kurrë”, më thanë dhe më krahasuan me lojtarët e së kaluarës. Në futboll është normale, por nuk kam menduar kurrë për ta”.

Momenti në karrierën e tij?

“Unë jam duke luajtur për një nga klubet më të mëdha evropiane dhe në një nga ligat më të mira në Evropë, jam shpallur “Lojtari i ri i vitit” dhe po arrij shumë qëllime personale. Nuk ishte e lehtë nëse ju merrni parasysh dëmtimin që më rrezikoi jetën. E megjithatë u ktheva më mirë se më parë. Për këtë i them faleminderit zotit. Fitova kundër atyre që nuk më besuan”.

Dhe në jetën ekstra futbollistike, kush është Osimhen?

“Në të kaluarën kam pasur një kohë të vështirë. Kam lënduar shpatullën time, më pas dola pozitiv për Covid, kam qenë vetëm, me familjen time larg. Shumë janë ankuar për gjërat që kam shkruar në rrjetet sociale ose memet që kam postuar. “E konsideroj veten të varur nga rrjetet sociale, por gjithashtu kam vendosur të ndaj futbollin dhe jetën private dhe personale, më pëlqen të postoj gjëra qesharake”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2022 18:29