Joao Felix i është vënë në dukje Arsenalit raporton AS.
Përplasja mes Joao Felix dhe Diego Simeone, trajner i Atletico Madrid, është totale dhe largimi në janar do të jetë vërtet zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. Miguel Angel Gil MarIn, CEO i Colchoneros, ka pranuar tashmë se vullneti i ish-lojtarit të Benfica-s është të largohet nga Madridi.
Duhet theksuar se, sipas AS, përveç Arsenalit, edhe Paris Saint-Germain dhe Manchester United po vëzhgojnë Joao Félix, me Jorge Mendes në fushë për të gjetur një zgjidhje për sulmuesin e ri. Ditët e fundit portugezi ndiqet nga Juventusi dhe Aston Villa.
Joao Felix mbërriti te Atletico Madrid në verën e vitit 2019 nga Benfica, duke i kushtuar Los Colchoneros plot 126 milionë euro. /G.D albeu.com/