Legjenda e Barcelonës dhe e kombëtares se Spanjës, Anderes Iniesta nuk ka ndërment të pensionohet nga futbolli pasi ka vendosur të rinnovojë kontratën me Vissel Kobe edhe për dy vite.
37 vjecari iu bashkua Vissel në vitin 2018 pas një karreire të shkëlqyer te Barcelona, ku fitoi katër herë Champions dhe nëntë herë kampionatin.
Iniesta ndohmoi ekipin aktual të fitojë trofeun e parë, kupën Emperor në vitin 2019, ku më pas klubi u kualifikua në Ligën e Kampionëve AFC për herë të parë në histori.
Një dëmtim në gju e detyroi spanjollin të qëndronte gjatë jashtë fushave, por tanimë është rikthyer dhe ka vendosur të rinovojë kontratën deri në vitin 2023. /albeu.com/
♦ #8HereToStay ♦ pic.twitter.com/YaPQdLwZR2
— ヴィッセル神戸 (@visselkobe) May 11, 2021