Tentuan të trafikonin marijuanë, arretohen 2 të shpallurit në kërkim në Shkodër

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si ka arretuar një tjetër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Ata, në 2018, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe arrestohet një tjetër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim,  shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. H., 32 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Si dhe u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”, i shtetasit F. M. 22 vjeç, banues në Kamicë, Malësi Madhe.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Shtetasi M. H., në vitin 2018, së bashku me shtetasin E. H. (i arrestuar në 2019 ), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, për shtetasin M. H. u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.05.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 09:26

Tags: