Skandali i korrupsionit në Parlamentin Europian, pezullohet nga detyra eurodeputetja greke

Pas skandalit të zbuluar në Bruksel, nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili është pezulluar nga detyra. Mbrëmjen e sotme kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, i dërgoi një letër eurodeputetes greke ku i njoftonte se po e largonte nga detyra në vazhdën e hetimeve.

Vendimi i saj ka efekt të menjëhershëm.

“Në dritën e hetimeve gjyqësore në vazhdim, kam vendosur të pezulloj me efekt të menjëhershëm të gjitha kompetencat dhe detyrat që ju kam caktuar në cilësinë tuaj si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian”, thotë ajo.

 

Siç tha eurodeputeti dhe nënkryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimoulis, procedurat për largimin përfundimtar të saj nga Byroja e PE-së janë duke u përshpejtuar.

Për largimin e Eva Kailit, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet me shumicë 60% dhe 2/3 e seancës plenare duhet të miratojë vendimin.


Shtuar 10.12.2022 23:37