Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar këtë të premte me Papa Françeskun në Vatikan.
Takimi i presidentit me Papën vjen në kuadër të vizitës së Begajt në në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që Presidenti Begaj, të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Sipas medieve italiane biseda mes Begajt dhe Papa Françeskut zgjati rreth 35 minuta.
“Një takim i përzemërt, i cili më pas pasoi në Sekretariatin e Shtetit, ku u diskutua edhe për integrimin europian të vendit”, shkruan acistampa.
Seanca filloi në orën 9.50 dhe përfundoi në orën 10.25. Papa Françesku i ka dhuruar presidentit shqiptar një majolikë me statujën e Shën Pjetrit.
Ndërsa Begaj i dhuroi Papa Françeskut një mozaik prej kashte që përshkruan një grua të veshur me rroba tradicionale shqiptare. Në bisedimet në Sekretariatin e Shtetit, Begaj dhe Papa shprehën vlerësimet e tyre për marrëdhëniet e mira ekzistuese dypalëshe dhe synimin për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorë me interes të përbashkët. Më tej u theksua kontributi pozitiv i komunitetit katolik në Shqipëri.
Gjithashtu në takimin e presidentit me Begajn fokus ishte integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.