Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, ka vrarë veten.
Sveçla ka deklaruar se përkundër negocimit, Halili ka refuzuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten.
utje, ka thënë se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.