Lista Serbe e ka cilësuar si antikushtetues emërimin e politikanit serb Nenad Gjuriç nga kryeministri i Kosovës si ministër për komunitete dhe kthim.
Në një njoftim të publikuar për mediat thuhet se Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës pasi aty theksohet se për emërimin e një ministri nga rradhët e popullit serb duhet të ketë pëlqimin e shumicës së deputetëve serbë.
“Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë. e ka kërkuar, gjë që nuk e ka bërë Albin Kurti, e as Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, thuhet në njoftimin e Listën Serbe.
Në njoftim theksohet se emërimi antikushtetues i Nenad Rashiçit është rezultat i veprimit të Kurtit për të pasur me vete serbët besnikë, të cilët do ta vënë interesin e tyre personal para atij kombëtar dhe që nuk kanë asnjë mbështetje nga populli serb në Kosovë. Sipas Listës Serbe këto janë ”veprime diktatoriale” të Albin Kurtit.
“Kjo tregoi se sa me rëndësi strategjike ishte verifikimi i mandateve të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Prishtinës, dhe mos lejimi i disa serbëve të Kurtit që të vendosin për interesat e popullit serb në vend të Listës Serbe“, thuhet në komunikatë.
Sot Nenad Rashiç është bërë ministër për Komunitete dhe Kthim, duke e pasuar në këtë dikaster kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili në fillim të këtij muaji dha dorëheqjen. Në vitin 2020, gjatë Qeverisë Kurti I, Rashiç ishte emëruar këshilltar i kryeministrit, gjithashtu ishte drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Komunitete.