Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani ishte e ftuar në “E diell”, ku ka folur rreth shumë detajeve interesante nga jeta profesionale dhe personale. Ndër të tjera, gjatë intervistës ajo u pyet se çfarë mendimi ka për brezin e këngëtarëve pas vitit 2000, ku veçoi Elvana Gjatën.
Ajo zbuloi se e ka patur studente në vitin e parë të studimeve të saj në Akademinë e Arteve. Manjola tregoi se Elvana ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte, duke shtuar se që atëherë e ka spikatur potencialin muzikor që ajo ka. Nota? Sigurisht që 10.
Të lidhura
None found
“Ia dëgjoj këngët me kënaqësi. Edhe sikur mos të më këndonte asnjë ditë në klasë, mjafton që unë e kuptoja sa e talentuar ishte. Ajo ishte shumë e talentuar dhe absolutisht i kam vënë 10 me shumë kënaqësi.”- u shpreh Manjola.
