Aksidenti ku humbën jetën dy vajzat në aksin Durrës-Tiranë, gjykata jep masën e sigurisë për Arbër Tivarin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26 vjeçarin Arbër Tivari, i cili u aksidentua me makinë në aksin Durrës- Tiranë pak ditë më parë.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy pasagjeret, Silva Gjerji 26 vjeç dhe Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, ndërsa shoferi Arbër Tivari ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë që 26-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi është arrestuar disa herë më parë për armë mbajtje pa leje dhe konflikteve.

Njoftimi:

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Durrës, është regjistruar Çështja Penale Nr. 724 Akti, me objekt “Vleftësim i ligjshëm arresti dhe Caktim Mase e Sigurimi Personal ndaj shtetasit A.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 290/4 Kodit Penal”.

Në përfundim të shyqrtimit, Gjykata e Rrethit Gjyqsor Durrës ka disponura me Vendim, ku ka vendosur:

Të pranojë kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit A.T i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” e parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal.

Të caktojë ndaj të arrestuarit A. T. masën shtrënguese “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Shpenzimet gjyqësorë në ngarkim të të arrestuarit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Durrës, sot më datë 28.11.2022. /albeu.com