Para disa ditësh, tre persona i grabitën me dhunë 3 milion lekë një punonjësi të valutës. Dosja e vjedhjes është zbardhur dhe mësohet se autorët kanë goditur me bisht sqepari kambisin Qani Zili, i kanë marrë paratë dhe janë larguar.
Pas grabitjes, paratë i kanë fshehur dhe janë nisur drejt Kishës së Laçit, ndërkohë kanë telefonuar shokun e tyre, Roni Spahon, që të shkonte të merrte paratë.
Policia ka arrestuar Spahon kur po shkonte të merrte shumën e grabitur.
Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Spahon, ndërsa, M. Basha dhe M. Gjonpala janë shpallur në kërkim./albeu.com