Rama flet në Kuvend për Portin e Durrësit, deputeti i PD-së nxjerr foton e ministrave te Nusreti në Dubai

 

Kryeministri Edi Rama është duke folur në Kuvend për Portin e Durrësit, ku padyshim nuk kanë munguar akuzat ndaj opozitës e cila po bën të pamundurën për ta anulluar këtë projekt.

Në momentin që Rama ishte duke folur, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka nxjerrë foton e ministrave të qeverisë teksa darkojnë në Dubai te restoranti i Nusretit.

Kujtojmë që restoranti i famshëm i Nusretit është ndër më të shtrenjtit në botë./albeu.com