Jashtë sallës së Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha është pyetur në lidhje me kandidatët e grupit të Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit.
Berisha tha se çdo emer që del prej tyre është i Edi Ramës.
Berisha:
Çdo kandidat që del gjoja është në emër të Edi Ramës. Kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër 1 të Partisë Demokratike, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por edhe si njeriun që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime. PD është në të drejtën morale, kushtetuese të këtij vendi për të qenë opozitë e pavarur.