I kërkuan lekë për të mbajtur vendin e punës, pastruesja nga Rrësheni: Më hoqën se nuk kisha t’iu jepja

Njerëzit në këtë vend janë të tmerruar nga frika e ndëshkimit nëse guxojnë të tregojnë sa të varfër janë. Kanë frikë të flasin sepse në fakt në Shqipëri për të siguruar një vend si pastruese duhet të japësh ryshfet.

Një zonjë nga Rrësheni na tregon se e ka humbur vendin e punës, jo se nuk ka pastruar mirë por se në vend të saj duhet të hynte një tjetër grua që mund të ishte e afërme e njerëzve me pushtet apo se iu kishte dhënë lekë njerëzve me pushtet.

“Punoj me ditë në privat, këtu nuk ka punë se mua më kanë hequr prej pune, kam qenë pastruese tek shkolla, më kanë hequr dhe kanë futur tjetër se unë nuk kisha lekë t’iu jepja edhe pastruese kërkonin lekë,” shprehet për emisionin “Vetting” pastruesja nga Rrësheni.

Është e dhimbshme të konstatosh që një i papunë në Shqipëri trajtohet me 2 mijë a me 3 mijë lekë ndihmë sociale. Asnjëri prej tyre nuk e ka të sigurt pagesën e asistencës sociale pasi çdo muaj duhet të plotësojë disa dokumente që e vërtetojnë që ai nuk ka televizor me ngjyra apo një dum dum që transporton pleh nga stalla në arë…/abcnews.al


Shtuar 20.11.2022 22:06