Kryemadhi nuk heq dorë: Kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe për qarkun e Beratit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e  Beratit, duke kërkuar kështu shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre për qarkun e Beratit.

Nga zgjedhjet e 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka siguruar asnjë mandat në Berat. Sipas LSI, diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS, e cila ka siguruar 5 mandate ka qenë shumë e vogël, që për pasojë ngrenë mundësinë e manipulimit të votave.

Disa ditë më parë, LSI ka ankimuar edhe për të gjithë qarkun e Gjirokastrës.


Shtuar 9.05.2021 13:00