Babai i Ramazan Rrajës: Djali lëviz me makinë të blinduar, por s’ka pse shoqërohet

Policia ka ndaluar sot nipin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Ramazan Rraja ndërsa lëvizte me automjetin e tij.

Mbi ngjarjen ka reaguar babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja i cili thekson se nuk mund të ndalohet djali i tij për të vetmin fakt se lëviz me makinë të blinduar.

Babai i Ramazan Rrajës: Djali lëviz me makinë të blinduar, por s’ka pse shoqërohet! Të faktohet nëse është i fajshëm.

‘Edhe kur ka qenë drejtor police ka marrë rrogë dhe i vjen rruga në shtëpi. Ajo ngjarje është vazhdim i kësaj që po them shpifje. Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra”, u shpreh Xhelal Rraja.

Kujtojmë se policia e Tiranës po kryen kontrolle e verifikime për mjete të blinduara dhe gjatë operacionit janë disa drejtues mjetesh. Mes tyre ndodhet dhe Rraja. Aksioni policor është zhvilluar në Qafë-Kashar./albeu.com