Porti i Durrësit, Paloka: PD nuk e dinte që do kalonte ky projektligj në Kuvend, porti po kalon në duart e Beogradit

Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka qenë i ftuar në emisionin “Radar” ku dhe ka dhënë disa detaje mbi Portin e Durrësit, i cili u kalua si projektligj në Kuvend ditën e sotme.

Deputeti Paloka është shprehur se Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë informacion se ky projektligj do të kalonte ditën e sotme në Kuvend duke theksuar se porti po kalon në duart e Beogradit.

Paloka: Dje erdhi papritur, ne të PD-së nuk dinim asgjë fare. Atë parlament e trajton Rama si do. Nuk ishte njoftuar, ne as nuk e dinim që do kalonte ky projektligj me procedurë të përshpejtuar, kështu futet një ligj kur është emergjencë, kur bie tërmet. Kjo është një çështje që ka 2 vjet që diskutohet, cfarë kishte këtu, që të fshihej informacioni për këtë aferë. Janë miliona katërorë në Portin e Durrësit që i jepet dikujt që nuk e dimë se kujt. Porti i Durrësit jo vetëm që po nxjerr Beogradin në det, po po kalon në duart e Beogradit, nuk është vetëm një dalje. Sot kemi një vjedhje gjigande, janë miliona metra tokë që nuk dihet se ku po shkojnë./qalbeu.com


Shtuar 10.11.2022 19:52