E ftuar në emisionin Open, në News 24 , gazetarja Klodian Lala hodhi më shumë dritë mbi ngjarjen. Ajo zbuloi se gruaja kishte 12-vite që dhunohej, ndërkohë që kishte dhe raste që fëmijët flinin dhe pa ngrënë.
Sipas saj anti-errori ka pasur të dhëna paraprakisht në lidhje me kryefamiljarin, dhe se është dashur kallëzimi i dajës së djemve që autoritetet të vihen në lëvizje.
Lala nënvizoi se pavarësisht detajeve tmerruese për dhunën që ushtronte radikali 52-vjeçar ndaj familjes, ajo që është shqetësuese është mosreagimi nga ana e komunitetit, ku asnjë i afërm nuk bëri asnjë denoncim për ngjarjen.
“Ngjarje shokuese që më shumë se personazhi është reagimi i komunitetit. Banesa ku banonin ishte 2 katëshe gati e shkatërruar, më shumë se 1 vit e gjysmë pa ujë dhe energji elektrike pasi nuk kishin mundësi ta paguanin.
Nuk punoni as prindërit dhe fëmijët sapo kishin mbaruar shkollën 9 vjeçare nuk ishin lejuar të dilnin. Kati i parë, dritaret të mbyllur me grila.
Banesat e dy vëllezërve ishin prishur, për të shmangur kontaktin e familjarëve me të huaj, kishte përdorur çarçafë e kishte krijuar një burg në mes të Tiranës. Në banesë vinte gjithçka era myk.
Kushtet ishin skandaloze. Kati i parë, dritare kishin edhe zgarë hekuri.
Në katin e dytë ka përdorur batanije e mbulesa për ta shmangur kontaktin me rrugën kryesore që kalonte aty.
Laçi ka jetuar prej vitesh në Itali, është kthyer në Dibër dhe pastaj.
Bashkëshortja prej 12 vitesh e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht dhe për 6 vite nuk e lejonte të dilte as në oborr. Ka dyshime të forta të lidhura me fenë apo edhe probleme të shëndetit mendor. Ishte shumë i dhunshëm.
Një nga djemtë ka treguar se ka mundur të dilte vetëm disa herë fshehurazi nga shtëpia vetëm për të karikuar telefonin.
Mbijetonin vetëm me ushqimet që i jepeshin nga gjyshërit dhe xhaxhi nga Dibra.
Djali ka arritur të shpëtojë në momente të caktuara për të karikuar telefonin por askush rreth tyre, vetëm pas 6 vitesh daja i fëmijëve ka thënë verifikoni gjendjen e motrës sime por nuk ka bërë denoncim. Antiterrori kishte informacione për të si frekuentues i xhamisë dilte vetëm për tu falur.
Në fillim bashkëshortja ka qenë e terrorizuar por kur kuptoi se policia mund ta ndihmonte, ka treguar detajet madje edhe për municione të fshehura në oborr. Pas kontrolleve ato u gjetën aty.
Dosja ka detaje tronditëse. 52-vjeçari ka deklaruar se fishekët i kishte nga 1997, por nga këqyrja e fishekëve ka rezultuar se janë të rinj.
Dëshmitë e djemve janë të tmerrshme.
‘Dua të jetoj si gjithë të tjerët i lirë, të shkoj në shkollë dhe të shkoj në një kurs futbolli.
Ushqimet na i kanë sjellë fshehurazi familjarët tanë, gjyshi i fshihte nëpër rroba, xhaxhai dhe daja. Mbaja një telefon dhe dilja ta karikoja fshehurazi. Babai na kërcënonte se ata jashtë duan të na vrasin, unë kam fituar dhe ju nuk duhet të dilni.
Dua të shkoj në shkollë, të bëj një kurs, ëndrra ime është të bëhem futbollist’”, ka treguar gazetarja Lala.