Ervin Salianji ishte i ftuar sonte në “Më lër të flas” ku foli shumë rreth sferës politike në një situatë ku PD është e përçarë.
I pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse ka qenë pro rikthimit të Berishës në PD, Saljanji tha i prerë “jo”, pasi sipas tij ka ardhur koha për një brez të ri politikanësh.
“Unë kam pasur qëndrime publike, ku mendoja dhe kam bërë betejë publike. Ka ardhur koha për një brez të ri politikanësh. Kudo ku ka të rinj në Shqipëri, tejkalon çdo gjë. Tek ai ndodhi që vota e 6 marsit përcaktori që të kishte peshë të caktuar dhe kjo është është për të vlerësuar”- tha Salianji.
Me Bashën, Salianji tha se nuk ka fare marrëdhënie që prej largimit të tij nga posti i kryetari, ku tha se pati shumë mundësi dhe i dogji ato.
“Me Bashën nuk kam farë marrëdhënie. Nuk i vjen keq askujt për dikë që ka pasur pafundësisht mundësi dhe i ka djegur. Ka pasur mbështetje por i ka shpërdoruar mundësitë veta.
Ka pasur pritshmëri të larta në fillim. Ka qenë një politikan që pritej ndryshe, i dogji gjithë mundësitë e veta, nuk është se më zhgënjeu mua”- tha Saljanji për Bashën.