Faqja në “Facebook” ku shoferët raportojnë vendndodhjen e policisë, eksperti: Shmang një gjobë, por jo aksidentin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është ndalur tek policët rrugore dhe drejtuesit që shkelësin rregullat,.

Karamuço ka vënë theksin tek shoferët që njoftojnë njëri tjetrin për prezencën e policëve në rrugë. Ai thotë se ligji detyron organet e policisë të paralajmërojnë shoferët për akset që monitorohen me radar.

Ndër të tjera shton: Ka kohë që diskutohet në radhët e prokurorëve dhe oficerë të policisë nëse fenomeni i ri ” Forca Tirona” përmban apo jo ndonjë shkelje ligjore. Ky është një grupim në rrjetet sociale, ku anëtarët lajmërojnë njëri tjetrin për vendndodhjen e policisë rrugore, me qëllim shmangien e gjobave

Reagimi i plotë:

Ka kohë që diskutohet në radhët e prokurorëve dhe oficerë të policisë nëse fenomeni i ri ” Forca Tirona” përmban apo jo ndonjë shkelje ligjore. Ky është një grupim në rrjetet sociale, ku anëtarët lajmërojnë njëri tjetrin për vendndodhjen e policisë rrugore, me qëllim shmangien e gjobave. Argumentet janë të ndryshme, por përfundimi është se nuk ka asnjë shkelje që ti penalizojë. Përdoruesit e rrugës janë shpesh solidar me njëri tjetrin. Ata shkëmbehen duke sinjalizuar me drita për të lajmëruar praninë e policisë në rrugë. Nga ana tjetër ligji detyron organet e policisë të paralajmërojnë shoferët për akset që monitorohen me radar. Meraku i vetëm është që grupime të tilla nuk duhet të nxisin shpejtësi dhe papërgjegjshmëri rrugore, përtej zonave ku ka monitorim policor. Një gjobë edhe mund ta shmangësh, por aksidentin jo…..