Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët e Lushnjës, përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij për tokën bujqësore, që sipas tij nuk duhet të rrijë djerrë, por të punohet.
Kreu i qeverisë tha se do të bëhet një ndërhyrje ligjore, me super taksë që të ndalojë pronarët e tokave që t’i mbajnë ato peng, pa punuar. Sipas tij këto toka ose duhet të punohet, ose të jepen me qira.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/643924937141066
“Shqiptarët nuk duhet të ikin në Greqi apo Itali. Është e kotë, është e kotë. S’kanë ça bën një shqiptar në Itali dhe Greqi, nëse është në sektorin bujqësor. Këtu ka ça bën. Krahasimi i drejtpërdrejtë pagë me pagë nuk mjafton. Në këtë fushë jam optimist. Kemi probleme dhe me tokën, të natyrës që mbajmë peng tokën. Këtë s’do e lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje ligjore, ose punojë, ose jepe me qira, por s’mund ta mbash peng. S’mund të thuash; ajo është toka ime, ti e mban me plehra. Nuk mundet! Ose punojë, ose jepe. Do e bëjmë këtë me ligj, ose super taksë, ose me forma të tjera si vendet e tjera. Tokën që ti ke nuk mund ta mbash kot.”, tha Rama.