A e dinit? Kjo recetë natyrale do ti bëjë enët e kuzhinës të shkëlqejnë si të reja

Enët e gatimit mund të errësohen ose të ndryshken me kalimin e kohës. Kështu, ne në Pergatit.com sot kemi vendosur t’ju tregojmë një video se si mund t’i pastroni me një metodë natyrale dhe të shëndetshme.

E gjitha çfarë ju duhet është:

Kripë limoni (limontoz)
Sodë bikarbonati
Uthull
Ujë të nxehtë

Udhëzimet:

Në një tenxhere të madhe, shtoni një grusht kripë limoni. Më pas shtoni dy lugë gjelle sodë bikarbonati dhe më pas një gotë uthull.

Lëreni të qëndrojnë pak që të hiqet shkuma që krijohet dhe më pas shtoni ujin e nxehtë dhe lëreni të pushojë për 15 minuta. Lani, fërkoni dhe thani. Do të shkëlqejnë si të reja!


Shtuar 30.10.2022 16:57