FORMACIONET/ Shehi dhe Dobi “gradojnë” titullarët, ja si rreshtohet Tirana dhe Kukësi

Do të startojë në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, sfida Tirana-Kukësi, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë duan kthesën pas humbjes së javës së kaluar ndaj Erzenit.

E njëjta gjë vlen edhe për verilindorët e Enkeleid Dobit, të cilët synojnë fitoren për të hedhur pas krahëve atë disfatë ndaj Egnatias ndeshjen e kaluar.

FORMACIONET ZYRTARE –

TIRANA – (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci; Aleksi, Deliu, Kallaku; Hasani, Patrik, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.

KUKËSI – (3-4-3): Tafas; Bytyçi, Ferreira, Ebert; Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca; Lejton Ndukvu, Gabriel Barbosa, Edi Basha. Trajner: Enkeleid Dobi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Andi Koçi (Durrës)

Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Asistent i dytë – Endrit Veseli (Fushë-Krujë)

Arbitër i katërt – Dorjan Maletaj (Tropojë)

VAR – Klodjan Prenga (Laç)

AVAR – Denis Rexha (Tiranë)


Shtuar 30.10.2022 13:09