Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë pavarësisht se mendimet e tij nuk përputhen me ato të Sali Berishës për mënyrën si drejtohet PD, kjo nuk i pengon për t’u bashkuar për të fituar zgjedhjet lokale.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bardhi u shpreh se qëndrimi i rij për Berishën mbetet i pandryshuar, nuk e njeh si kryetar të PD dhe mendon se me të në krye të PD nuk mundet Edi Rama.
“Ky konflikt që ka nisur në qendër dhe që do të vazhdoj sepse unë kam një mendim ndryshe se si duhet të ishte tani PD. Berisha mendon se ka të drejtë të drejtojë një parti për 32 vite dhe mund të rikthehet përsëri në ’91, në 2021, mendoj se kjo nuk na bën alternativë qeverisëse”, tha Bardhi.