Ditën e sotme një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Mallakastrës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një vajzë të mitur pa dëshirën e saj.
Bëhet fjalë për shtatsin me iniciale L.B, i cili akuzohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim policie
I shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj, lokalizohet dhe vihet në pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencë informative, kapën dhe ndaluan shtetasin:
-L. B., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 19-vjeçari, dyshohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe, pa dëshirën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com