Pasi mbaronte punën shpërndante edhe drogë, arrestohet 33 vjeçari shqiptar

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Gazmend Hazizllari, 33 vjeç i arrestuar disa herë nga policia, u prangos sërish. Ai ishte kujdestar i një fushe sportive në Pacesso dhe prej kohësh ishte mbajtur nën vëzhgim nga karabinierët.

Mbrëmjen e djeshme lëvizjet e tij u ndoqën që nga mbyllja e fushës sportive e deri tek hyrja në rrugët e qytetit, ku shqiptari filloi të bënte ndalesa të shkurtra para shtëpive. Ai hynte dhe qëndronte disa minuta dhe më pas largohej.

Pas ndalesës së tretë, policia e ndaloi çka u bë nervoz. Në atë moment, policia ushtroi kontroll personal dhe të automjetit.

E fshehur në xhepin e pantallonave, në një mbështjellës celofani, u zbulua një substancë narkotike e llojit marijuanë.

Përveç lëndës narkotike, policia gjeti edhe 480 euro në kartëmonedha të ndryshme.

Për më tepër, fakti që i riu kishte gjithçka që i duhej për të paketuar dozat në moment, nxori në pah mënyrën se si e dorëzoi drogën në shtëpi duke e paketuar në vend.

Hazizllari u arrestua dhe u gjykua me një rit të drejtpërdrejtë këtë mëngjes.


Shtuar 24.09.2020 11:30