ZYRTARE: Merret vendimi përfundimtar për finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA informon Chelsea dhe Man City për vendimin përfundimtar të Ligës së Kampionëve për zhvillimin e finales në Stamboll.

“Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll më 29 maj me një numër të kufizuar shikuesish dhe ne jemi të sigurt se mbyllja e përkohshme e cila është në fuqi deri më 17 maj nuk duhet të ketë ndonjë ndikim në ndeshje,” tha UEFA në një deklaratë.

UEFA ka njoftuar se po punon ngushtë me Federatën Turke të Futbollit dhe autoritetet lokale dhe kombëtare për të organizuar ndeshjen në mënyrë të sigurt.

“Informacioni i hollësishëm në lidhje me kapacitetin për ndeshjen, udhëtimet dhe detajet e biletave do të komunikohen publikisht deri në fund të javës”, ka thënë shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.

Chelsea dhe Manchester City do të luajnë në finalen e 29 majit dhe pritet që secila skuadër të ketë nga 4 mijë bileta për tifozët e tyre.


Shtuar 7.05.2021 12:21