Vetëm pak orë para ceremonisë së Topit të Artë në Londër, Observatori i Futbollit CIES ka bërë publik vlerësimin e lojtarëve më të spikatur gjatë vitit të fundit. Në krye të klasifikimit është sërish Lamine Yamal, talenti i Barcelonës.
Me 95.8 pikë, Yamal lë pas emra të njohur të futbollit botëror. CIES e ka hartuar renditjen duke u mbështetur në tri elemente: kontributin individual në aspekte të ndryshme të lojës, nivelin e garave ku aktivizohen futbollistët dhe rezultatet e ekipeve të tyre.
Të lidhura
None found
Michael Olise i Bayern Munichut zë vendin e dytë me 93.9 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Harry Kane, renditet i treti me 90.5.
Mes emrave në krye bie në sy edhe Lionel Messi. Argjentinasi 39-vjeçar ka grumbulluar 90.4 pikë dhe është renditur i katërti, duke mbetur ndër futbollistët më të mirë në botë.
CIES vëren se Messi do të ishte në krye të klasifikimit nëse niveli sportiv i kampionateve ku luajnë futbollistët nuk do të llogaritej. Kjo tregon peshën që kanë garat dhe niveli i tyre në rezultatin përfundimtar.
Një tjetër emër i Barcelonës në dhjetëshen e parë është Pedri, në vendin e tetë me 90.3 pikë. Pau Cubarsi mbyll listën e dhjetë më të mirëve, me 90 pikë.
Kylian Mbappe renditet i gjashti me 90.4 pikë, pas Désiré Doué, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia është i shtati. Erling Haaland gjendet në vendin e nëntë me 90 pikë.
Ousmane Dembele, fituesi i fundit zyrtar i Topit të Artë, është vetëm në pozitën e 27-të në këtë renditje statistikore.
Klasifikimi i CIES nuk përcakton se kush do ta fitojë Topin e Artë, pasi fituesi zgjidhet me votim. Megjithatë, vlerësimi i publikuar i shton interesin garës dhe nxjerr në pah paraqitjet e Yamalit.
Dhjetë futbollistët e renditur të parët nga CIES:
1. Lamine Yamal (Barcelona) – 95.8 pikë
2. Michael Olise (Bayern Munich) – 93.9
3. Harry Kane (Bayern Munich) – 90.5
4. Lionel Messi (Inter Miami) – 90.4
5. Désiré Doué (Paris Saint-Germain) – 90.4
6. Kylian Mbappe (Real Madrid) – 90.4
7. Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain) – 90.3
8. Pedri (Barcelona) – 90.3
9. Erling Haaland (Manchester City) – 90.0
10. Pau Cubarsi (Barcelona) – 90.0







