Ndëshkimi i Cristiano Ronaldos nisi mëngjesin e së premtes kur portugezi, rreth orës 8:30 të mëngjesit, shkoi në qendrën sportive për t’u stërvitur jo me ekipin e parë, por me Manchester United U21.
CR7, në fakt, nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së shtunës kundër Chelsea, pasi u kthye herët në dhomat e zhveshjes në ndeshjen ndaj Tottenham.
Sipas “Daily Mail”, Ronaldo mund të largohet në janar nga Manchester United, me kushtin që portugezi të gjejë një ekip të gatshëm ta paguajnë dhe “Djajtë e Kuq” të gjejnë një zëvendësues.
Githashtu, sipas rregulloreve të brendshme, thuhet se Cristiano Ronaldo do të gjobitet me një shumë prej 1,1 milionë euro, ose e thënë shkurtimisht, pagën e 14 ditëve./ h.ll/albeu.com