Shtëpia e Bardhë: Rusia po trajnon iranian për përdorimin e droneve që do të sulmojnë Ukrainën

Ushtria ruse me bazë në Krime ka pilotuar drone iraniane për sulme në Ukrainë, thotë John Kirby, një admiral në pension i cili tani shërben si koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se Moska ka pranuar dhjetëra iranianë deri më tani dhe ka të ngjarë të marrë më shumë.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se personeli ushtarak iranian ishte në terren në Krime duke ndihmuar Rusinë me dronët e saj.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar gjithashtu se janë të shqetësuara se Rusia mund të kërkojë të blejë armë konvencionale nga Irani, përfshirë raketat tokë-ajër./albeu.com


Shtuar 20.10.2022 21:36